Federer kualifikohet në çerekfinale të Australian Open

Federer kualifikohet në çerekfinale të Australian Open

35-vjeçari fitoi ndaj tenistit të pestë në renditje, me rezultat 3-2 në sete (6-7, 6-4, 6-1, 4-6, 6-3) për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin e 18-të Grand Slam dhe të pestin në Australian Open.

Zvicerani, i cili aktualisht është i 17-ti në renditje, po luan në një garë për herë të parë që nga Wimbledoni (ku luajti gjashtë muaj më parë), për shkak se lëndimi i gjurit nuk ia ka lejuar lojën.

Ai në çerekfinale do të luajë kundër Mischa Zverev, i cili eliminoi Andy Murrayn.

Nga ana tjetër, Stan Wawrinka mposhti Andreas Seppi (7-6, 7-6, 7-6) dhe do të përballet me Jo-Wilfried Tsonga, i cili fitoi ndaj Dan Evans (6-7, 6-2, 6-4, 6-4).

Shpërndaje në: