Harrojeni Pogban, transferi më i shtrenjtë mund të realizohet për 199 milionë euro

Harrojeni Pogban, transferi më i shtrenjtë mund të realizohet për 199 milionë euro

Anësori i Real Madridit, Gareth Bale mund të rikthehet në Premier Ligën angleze.

Janë Manchester United dhe Chelsea, klubet të cilat kanë shfaqur interesim për uellsianin.

Sipas mediave spanjolle, dy gjigandët e futbollit anglez janë të gatshëm të paguajnë plot 199 milionë euro për transferimin e 27-vjeçarit.

Bale po përballet me një dëmtim aspak të lehtë në këtë sezon dhe kjo mund të shtyejë drejtuesit e klubit madrilen që ta shesin atë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: