Dikur luante për Shqipërinë, tani heq dorë nga shtetësia shqiptare

Dikur luante për Shqipërinë, tani heq dorë nga shtetësia shqiptare

Ligjet e shtetit ku jeton prej 13 vitesh ia imponuan ish-sulmuesit të Kombëtares shqiptare që të bënte këtë hap.

Pas dekretit të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ish-sulmuesi kuqezi pret tashmë të marrë pasaportën gjermane, por ai zbulon se do të tentojë sërish t’i rikthehet nënshtetësia shqiptare. Për këtë, por jo vetëm, 34-vjeçari rrëfeu gjithçka, raporton Panorama Sport.

“Problemi është se Gjermania nuk e lejon mbajtjen e dy nënshtetësive dhe për të marrë tashmë pasaportën gjermane, më duhet të heq dorë nga nënshtetësia shqiptare.

Gjithsesi, unë jam konsultuar me avokatin dhe do të gjejmë mënyrën, që pasi të marr nënshtetësinë gjermane, të nis më pas procedurat për të pasur edhe atë shqiptare.

Shqipëria si shtet e lejon dynënshtetësinë, kështu që mund ta rifitoj sërish”, shprehet ai pas dekretimit të heqjes së nënshtetësisë nga presidenti Nishani.

shtetsia

Shpërndaje në: