Deputet Kokaj publikon foto me Kurtin pas mesnate: Nuk diskutuan për Anijen Kozmike

Deputet Kokaj publikon foto me Kurtin pas mesnate: Nuk diskutuan për Anijen Kozmike

Deputeti i mirënjohur i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka bërë një postim në orët e para të mëngjesit të sotëm duke e ndarë një fotografi me shefin e tij partiak, Albin Kurtin.

Përveç kohës se kur është ndarë postimi (pas mesnate), përshtypje lë edhe tema e diskutimit.

Përkundër që z. Kokaj kishte bërë bujë me deklaratën e tij për ndërtimin e një anije kozmike nga Kosova në mandatin e Kurtit, duket se kjo nuk ka qenë fare temë diskutimi në takimin e tyre.

Në vend të temës madhore, që do ta fuste Kosovën në listën e pak shteteve (duke u bërë vetëm i 12-i në botë) që kanë dërguar astronautë në hapësirë, Kokaj thotë se ka përcjellë mendimet e “një grupi të artistëve gjakovarë”, përcjell Periskopi.

“Më pëlqej ideja që fituam për ndërlidhjen e mundshme të aktivitetit të artistëve me mësimin, përgatitjen e nxënësve për t’u shprehë në mënyrë edhe artistike.”

Në dy fjalitë e z. Kokaj, megjithatë vërehen gjashtë gabime drejtshkrimore çka zbeh shpresën se Kosova do të shënojë avancime në teknologjinë e saj hapësinore.

Shpërndaje në: