Shkodran Mustafi: Pse unë e dija se Arsenali do të shënonte në fund për fitore ndaj Burnley

Shkodran Mustafi: Pse unë e dija se Arsenali do të shënonte në fund për fitore ndaj Burnley

Fituesi i kampionatit botëror është dashur të mësohet me fitoret në sekondat e fundit të ndeshjeve që nga transferimi i tij në verë nga Valencia dhe thotë se këto fitore janë duke e shtyrë skuadrën e tij të besojnë edhe më shumë në garën për titull.

1485099531065_lc_galleryimage_arsenal_s_german_defender

Mustafi shënoi golin e parë në fanelën e Arsenalit në takimin kundër Burnley

 

“Ishte me rëndësi për ne të fitojmë edhe pa i shikuar rezultat tjera (të rivalëve për titull)” tha Mustafi. Duke ditur se Burnley e kishum kundërshtar në Emirtaes Stadium, ju dëshironi të fitoni tre pikët dhe nëse dëshiron të mbetësh në garë për titull, fitorja është diçka që duhesh të bësh dhe ajo ishte ajo që bëm ne, tha Mustafi.

“Edhe kur Burnley shënoi golin e barazimit, unë shikova në sytë e të tjerëve dhe ju mund të shihni se ne për asnjë moment nuk u dorëzuam”, transmeton Periskopi.com.

shkodran-mustafi-arsenal-798981

Mustafi dhe Gabriel shfaqin gëzimin e tyre pas fitores në sekondat e fundit

 

“Në takimet tjera kur Arsenali nuk është duke u rikthyer në ndeshje apo do të barazojë por kur ne realizojmë në sekondat e fundit të ndeshjeve është sepse të gjithë besojnë në të. Unë mendoj se duhet të përgëzojmë këtë skuadër. Kjo tregon se sa ne besojmë në njëri-tjetrin dhe se do të luftojmë për atë rezultat”, përfundoi Mustafi.

Mustafi ende nuk shijuar humbjen në fanelën e Arsenalit, pasi që në 21 ndeshje që ai ka zhvilluar për ‘topqinjtë’ ai është i pamposhtur. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: