Ja çfarë shkruan “Daily Mail” për vendimin e CAS (Foto)

Ja çfarë shkruan “Daily Mail” për vendimin e CAS (Foto)

Është gazeta e përditshme angleze “Daily Mail”  që i ka kushtuar rëndësi të veçantë këtij vendimi të CAS-it kundër Serbisë.

“Gjykata e ARbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në UEFA. UEFA pranoi aplikimin e Kosovës, ndërsa një javë më vonë Kosova u pranua edhe nga FIFA, që përshpejtoi pjesëmarrjen në kualifikimet e Kupës së Botës”, shkruan Daily Mail.

Në këtë shkrim “Daily Mail” cek edhe problemin që Kosova kishte me Ukrainën, pasi që ky takim ishte zhvilluar në Poloni dhe jo në Ukrainë për shkak të mos-njohjes së Republikës së Kosovës nga ukrainasit. /Periskopi/

cas-a

 

Shpërndaje në: