Napoli siguron çerekfinalen, pret fituesin e duelit Milan-Juventus (Video)
Napoli si vendas kishte përballë Fiorentinën që luajti mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse rastet nuk munguan, përcjell Telegrafi.com.
Në pjesën e dytë Napoli shënoi me Callejon në minutën e 71-të për ta vendosur ndeshjen.
Hysaj luajti deri në minutën e 90-të ku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për ta lënë ndeshjen para kohe.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe napolitanët shkruan emrin në gjysmëfinale.
Napoli pret gjysmëfinalistin tjetër nga ndeshja Milan-Juventus.
https://youtu.be/zBILaYUirTk



