San Antonio Spurs nuk njeh kundërshtar në konferencën lindore (Video)

San Antonio Spurs nuk njeh kundërshtar në konferencën lindore (Video)

San Antonio e nisi takimin pa Leonardin, Parkerin dhe Gasolin, çka i bëri ata jo favoritë përballë Torontos ku mungoi vetëm DeRozan, kurse në formacion u rikthye ylli Patrick Patterson.

Pas pjesës së parë Spurs krijuan një epërsi solide prej shtatë pikësh, e cila u shkri në fillim të pjesës së dytë, për të hyrë në çerekun e katërt në mënyrë të barabartë.

Në fund të ndeshjes e cila ishte dramatike San Antonio u tregua më konkrete dhe arriti të fitonte duelin me dy pikë avantazh.

Më i miri në këtë takim ishte Kyle Lowry me 30 pikë e dy asistime dhe pesë kërcime, pasuar nga Terence Ross me 21 pikë, përcjell Telegrafi.com.

Te San Antonio shkëlqyen Lamarcus Aldridge me 21 pikë e 7 kërcime dhe Patty Mills me 18 pikë e tri asistime. Te Spurs pesë lojtarë realizuan pikë dyshifrore.

Washingtoni e shkatërroi Bostonin në derbin e ditës ku u prit rivalitet i madh. Shkëlqyen Bradley Beal me 31 pikë, e John Wall me 27 pikë. Te Bostoni më i miri ishte Isaiah Thomas me 25 pikë e 13 asistime, por kjo nuk mjaftoi që ekipi i tij të kishte ndonjë gjasë në këtë duel.

San Antonio po e ndjekë hap pas hapi Golden Staten në tabelën e konferencës perëndimore, me Golden State që është vetëm dy ndeshje larg Spursave kurse Washingtoni me fitoren e nëntë nga 11 ndeshjet e fundit i është afruar shumë Boston Celtics duke qëndruar vetëm dy fitore larg tyre.

https://youtu.be/Wr2ClLPC4xY

Shpërndaje në: