Babai i maqedonasit që mbyti 4 vjeçarin shpreh keqardhje, kërkon dënim për të birin
Goce Iliç shprehë keqardhje që siç thotë ai djali i tij Bojan Iliç i shkaktoi tragjedinë e rëndë familjes Aliu, ku si pasojë e goditjes me veturë të shtunën në mbrëmje në qytetin e Kumanovës, fëmija 4 vjeçar i kësaj familje ka ndërruar jetë. “Nuk mund ta kthejmë fëmijën, gjynah për fëmiun që në moshën 4 vjeçare, nuk ka ditur asgjë. Un ju kërkoj falje dhe më vjen shumë keq për atë që ndodhi. Më vjen gjynah edhe për familjen që përsëri do t’ju kërkoj falje, ne nuk e kemi bërë për revanshizëm siç dëgjohen zërat. Ne nuk kemi pasur asgjë, jo vetëm me atë familje, por me asnjë shqiptar tjetër”, tha ai.
Sipas tij, institucionet e drejtësisë le të vendosin dhe të shqiptojnë dënimin që meriton djali i tij për shkaktimin e kësaj tragjedie.
E në familjen Aliu sot është hapur e pame. Ata thonë se qëndrojnë pas asaj që institucionet të zbardhin rastin dhe autorit t’i jepet dënimin maksimal.



