Franca hua Kosovës 66 milionë euro për përpunimin e ujërave të zeza

Franca hua Kosovës 66 milionë euro për përpunimin e ujërave të zeza

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ministri i Financave i Qeverisë së Republikës së Francës, z. Michel Sapin, kanë nënshkruar Protokollin Financiar ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës se Francës.

Në aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ky protokoll financiare i paraprin marrëveshjes financiare e cila do të ofrojë mbështetje financiare për realizimin e projektit për përpunimin e ujërave të ndotura të qytetit të Prishtinës, transmeton Koha.net. Ky Projekt është pjesë e prioriteteve të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Mbështetja financiare do të shërbejë për financimin e ndërtimit dhe operacionalizimin e uzinave të përpunimit të ujërave të ndotura. Kjo mbështetje jepet në formë huaje nga ana e Thesarit francez në shumën prej 66 milionë euro se bashku me financimin lokal të Qeverisë së Kosovës në shumën prej 20 milionë. Huaja i jepet Kosovës nga Franca me afat kohor prej 30 viteshë nga e cila 5 vitet e para janë pa detyrim shlyerje, ndërsa pas 5 viteve interesi do të jetë 0.036%.

Ministri i Financave Eksperten, nënshkrimin e protokollit financiare e vlerësoi lartë dhe shprehi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin edhe më të ngushtë me shtetin e Francës.

“Nënshkrimi i protokollit financiar tregon edhe njëherë përkushtimin e shtetit Francez për ta ndihmuar Kosovën në segmente të ndryshme të zhvillimit të saj dhe gjithashtu kjo marrëveshje shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovë për të krijuar kushte dhe për të siguruar një ambiente sa më të pastër për qytetarët e vendit”, shtoi ministri Avdullah Hoti.

Ministri francez i Financave, Michel Sapin, vlerësoi lartë nënshkrimin e marrëveshjes dhe theksoi se kjo marrëveshje është edhe një hap me tutje drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Shpërndaje në: