Xhaka një lojtar i pistë, statistikat nuk gënjejnë

Xhaka një lojtar i pistë, statistikat nuk gënjejnë

Sipas The Sun kjo ka qenë një javë e tmerrshme e Granit Xhakës, pasi brenda 24 orëve mesfushori gjaknxehtë mori karton të kuq në fitoren ndaj Burnleyt, dhe është akuzuar për racizëm nga një incident në aeroportin “Heathrow”, transmeton Koha.net.

Wenger ka thënë gjatë konferencës për media se do inkurajojë Xhakën që të mos bëj ndërhyrje në të ardhmen, pasi një gjë të tillë nuk e bën më së miri.

xhaka-barrow

Kartoni i parë i kuq i Xhaka-s ndaj Swansea

 

Kartoni i kuq i fundit ishte i nënti në tri sezone, një rekord edhe më i keq se i mirënjohuri për ndërhyrje të ashpra Vinnie Jones që ka mbrojtur ngjyrat e Wimbledon, Chelsea, Leeds, Sheffield United dhe QPR.

lj

I dyti ndaj Burnley dhe nga po i njëjti gjyqtar, Jonathan Moss

 

Vinnie mban rekordin për kartonin më të shpejtë në futboll, pasi njëherë ishte ndëshkuar vetëm tre sekonda pas fillimit të takimit.

20170126194514301

Më 1987, ai ishte fotografuar duke e kapur për testikuj Paul Gascoigne, në ndeshjen ndërmjet Wimbledonit dhe Newcastle United.

Kjo statistikë e Xhakës sa i përket kartonëve të kuq nuk është befasi pasi ka një shifër të lartë të faulleve.

Sipas statistikave nga Opta, Xhaka ka bërë 52 ndërhyrje këtë sezon, por ka shkaktuar 24 faulle, që do të thotë pothuajse një faull pas 2 ndërhyrjeve.

Shpërndaje në: