Torino i bjen pishman, nuk e largon Ajetin

Torino i bjen pishman, nuk e largon Ajetin

Reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare është përfolur tejet shumë për një largim nga skuadra italiane, mirëpo një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në këtë afat kalimtar.

Mediat italiane shkruajnë se shitja e Cesare Bovo dhe lëndimi i Carlaos ka bërë që torinezët të ndryshojnë mendje sa i përket të ardhmes së Ajetit.

Ai pritet të qëndrojë të paktën deri në fund të këtij sezoni te kjo skuadër. /Periskopi.com

Shpërndaje në: