Ushqimet më të shtenjta në botë, do të befasoheni nga çmimet
Me çmime që sillen mbi 6000 euro ja cilat janë ushqimet më të shtrenjta në botë dhe arsyjet pse konsiderohen të tilla.
Këpurdhat Matsutake

Këto kërpudhat janë aq të rralla, sa që çmimi i tyre tani arrin deri në $ 600 për një kilogram të vetëm.
Ato rriten në lindje të Japonisë dhe në disa vende të ndryshme aziatike. Megjithatë, numri i tyre ka rënë ndjeshëm, për shkak të insekteve të cilat janë në zonat ku këpurdhat rriten, dhe për shkak që nuk ka asnjë mënyrë për të kultivuar këtë lloj, ka një shans të lartë që mund të zhduket fare në të ardhmen.
Kafeja Kopi Luwak

Ky lloj i kafesë është më i shtenjti në botë ku kosotja e saj luhatet midis 250 deri 1.200 $ për gram.
Prodhohet në sasi industriale në Indonezi, Filipine, dhe në jug të Indisë.
Ky lloj është i famshëm për metodën e tij shumë të veçantë të përpunimit.
Hajvari White Pearl Albino Caviar

Një kilogram havjar i këtij lloji kushton 8,500 € ose 9,100 $ dhe është një lloj i peshkut të madh që jeton në Detin Kaspik.
Kostoja e havjarit është aq e lartë për shkak të faktit se vezët gjenden shumë rrallë dhe janë vlerësuar të jenë 100 vjet të vjetra
Supa Swallows’ Nest

Kostoja e këtij supe është pra rreth 3,000 $ për 1 kilogram.
Foletë e këtyre zogjve janë bërë pothuajse tërësisht nga pështyma e tyre, pa shtesa të materialit të huaj.
Si pasojë, foletë e tyre janë bërë një delikatesë në gatim kineze.
Çmimi i lartë i kësaj gjelle të lehtë shpjegohet: mbledhja foleve të Dallëndysheve “është një profesion disi i rrezikshme.
Zogjtë ndërtojnë foletë e tyre në shkëmbinjtë, ku rreziku është shumë i lartë.
Shafrani

Kostoja e kësaj erëze mund të shkojnë nga 400 $ në 1,000 $ për kilogram.
Kjo është për shkak se shafrani rritet për vetëm shtatë ditë në vit në vjeshtë.
Ai mblidhet dhe përpunohet me dorë.
Për më tepër, për të mbledhur vetëm 1 kg shafran është e nevojshme të mirren 300.000 lule.
White Truffles

Në Evropë, 1 kg White Truffles kushton rreth € 2,000 apo 2,100 $ .
Çmimi i lartë është rezultat i kushteve specifike të nevojshme për ta që të rriten, si dhe metodat e veçanta për grumbullimin, ruajtjen, dhe shijen e aromën e tyre të hollë.
Pula e zezë Ayam Cemani

Kjo racë e shpendëve është aq e rrallë që një zog kushton rreth 200 $ në Indonezi dhe jashtë vendit, ky çmim mund të arrijnë mijëra dollarë.
Kjo pulë është rritur në Indonezi, por nuk është eksportuar nga atje në vende të ndryshme për shkak të rrezikut të përhapjes së gripit të shpendëve.
Bifteku japonez Wagyu

Vetëm 1 kg i këtij lloji të mishit kushton kushton më shumë se 450 $
Bifteku Wagyu, i bërë nga viçi japoneze, është një nga ushqimet më të shijshme dhe më të shtrenjta në botë.
Mishi ka një aromë të mrekullueshme, dhe një cilësi shumë të mirë.
Proshuta Iberike Dry-Cured

Kostoja e një kilogram luhatet rreth 365 € ose 392 $
Kjo prodhohet në Spanjë, dhe është lloji më e shtrenjtë i proshutës në botë.
Në Spanjë, derr iberik është ushqyer me lende dhe zonat e mëdha janë lënë vetëm për ta.
Djathi Moose

Kushton rreth 1000 € ose 1074 $ për kilogram, dhe bëhet në sasi shumë të kufizuara.
Ai është një nga djathrat më të shtrenjtë në botë i cili është prodhohet vetëm në një vend: në fermën“Moose House në Suedi”.
Qumështi i brilopatës është i nevojshme për ta prodhuar atë. /Periskopi/



