Mbi 10 mijë tifozë dolën për ta pritur Kombëtaren e Islandës (Video/Foto)

Mbi 10 mijë tifozë dolën për ta pritur Kombëtaren e Islandës (Video/Foto)

Kombëtarja e Islandës fitoi zemrën e të gjithë tifozëve të kampionatit evropian “Euro2016”, që po mbahet në Francë.

Islanda kaloi grupet, mposhti Anglinë dhe u kualifikua për në çerek-finale ku pastaj u mposht nga Franca me rezultat 2-5, megjithatë kjo skuadër meriton çdo respekt nga të gjithë tifozët e futbollit.

Lojtarët treguan shpirtin luftarak në fushë duke i bërë krenarë pak ata banor që i ka Islanda.

Image

Pas eliminimit nga Franca, ata në mëngjesin e hershëm kanë mbërritur në qytetin e Islandës ku mbi 10 mijë tifozë ishin dalë për t’i përcjell heronjtë e tyre.

Lojtarët dhe mbështetësit u mblodhën afër një skene dhe festuan këtë histori të Kombëtares.

E veçanta e kësaj ishin “rrahja e shuplakave në ajër”, që i bënë të karakterizohen islandezët gjatë gjithë kampionatit. Kjo ishte madhështore./Indeksonline/

Image

Shpërndaje në: