Xhaka me mesazh emocionues për skuadrën e tij (Foto)

Xhaka me mesazh emocionues për skuadrën e tij (Foto)

Ndëshkimi ndaj Burnleyt i ka kushtuar shtrenjtë mesfushorit kosovar, i cili është dënuar nga federata angleze e futbollit me katër ndeshje mos-lojë, përcjell Telegrafi.

Xhaka do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme, do të humbë takimin e titullit

Megjithatë, edhe pse nuk do të mund të ndihmoj skuadrën e tij, Xhaka me zemër është me bashkëlojtarët e tij dhe skuadrën duke i dëshiruar kualifikimin në Kupën FA.

“Stërvitja e sotme për ndeshjen ndaj Southamptonit, e vlefshme për FA Cup”, ka shkruar fillimisht Xhaka në ‘Facebook’, përcjell Telegrafi.

“Edhe përkundër se nuk do të jem në fushë, do ta mbështesë me gjithë zemër skuadrën dhe shpresoj në kualifikim”, ka përfunduar shkrimin e tij mesfushori nga Prishtina. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në: