Prapa reporterit qëndronte një grua e çuditshme me kuti në kokë
Derisa ai tregonte për takimin që do të zhvillohet, prapa krahëve të tij qëndronte një grua e çuditshme me një kuti me sheqerka në kokë, transmeton Telegrafi.
Madje, ajo shfaq edhe një shënim në shenj proteste, teksa gazetari fliste me shpejtësi që të mos pengohet prej saj.
“Sheqerkat e zeza kanë rëndësi”, shkruan në tablon që ajo e ngre lartë, derisa në kokë mbanë ambalazhin e M&M.
“Protestë kreative, dërgon mesazh dhe është e këndshme” ka komentuar një shikues lidhur me rastin. /Telegrafi/



