Avdijaj i bindur: Do të zë vend në formacionin e Schalke dhe do ta kthejmë klubin aty ku e ka vendin
Schalke e humbi ndeshjen në fjalë në shtëpi me rezultat 0:1, ndërsa Avdijaj u inkuadrua në lojë në minutën e 53-të.
Ai beson se do të arrijë të sigurojë një vend në formacionin bazë, falë punës që bën.
“Ndeshja e djeshme nuk ishte e mirë as për mua dhe as për skuadrën”, tha fillimisht Avdijaj për Periskopin.
“Kam luajtur pesë ndeshje në këtë sezon me Schalken dhe kam shënuar një gol. Unë po punoj që të zë vend në formacionin e Schalke 04 dhe me punë besoj se do ta arrijë këtë”, shtoi 20-vjeçari.
Në fund, ai tha se beson që skuadra e tij do të rikthehet aty ku e ka vendin.
“Pasi humbëm këtë ndeshje, besoj se së shpejti do ta kthejmë Schalken aty ku e ka vendin”, përfundoi futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës. /Periskopi.com



