Bersant Celina dhe Pep Guardiola
Futbollisti i përfaqësueses kosovare, Bersant Celina është grumbulluar për të stërvitur me skuadrën e parë të Manchester Cityt nga trajneri i ri i “qytetarëve”, Pep Guardiola.
Celina pritet të jetë pjesë e skuadrës angleze edhe gjatë përgatitjeve parasezonale që fillojnë javën e ardhshme në Azi.
Ai do të ketë mundësinë që të fitojë besimin e Guardiolas, si në stërvitje ashtu edhe në mundësitë eventuale që do t’i vijnë në ndeshje miqësore.
Guardiola sot zhvilloi stërvitjen e parë me futbollistët e Manchester Cityt.



