Klopp lajmërohet më në fund pas eliminimit nga FA Cup
‘Të kuqtë’ u eliminuan nga Wolverhampton, të cilët triumfuan në Anfiend Road me rezultat 1:2.
Trajneri gjerman pranon se skuadra e tij tregoi një paraqitje shumë të keqe në këtë ndeshje.
“Dhamë një performancë shumë të keqe, filluam keq dhe nuk mundëm që të përmirësoheshim. Është e vështirë të shpjegosh këtë humbje. Fillimi iu dha besim, ne nuk ishim gati. Ne provuam të jepnim më të mirën, por nuk ishim mjaftueshëm të mirë në pjesën e parë. Unë jam përgjegjës, jo lojtarët e rinj. Mësoni shumë për lojtarët në ndeshje të tilla, por unë jam përgjegjës. Nuk duhet të harrojmë se ëolves ishte shumë i mirë, u mbrojtën mirë dhe ishin shumë të mirë në kundërsulme, por ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë”, është shprehur Klopp për BT Sport. /Periskopi.com



