Ja si u festua Fiter Bajrami në veri të Mitrovicës
Sot në tërë Kosovën, është festuar Fiter Bajrami. Njëjtë ka ndodhur edhe në pjesën veriore të Mitrovicës.
Për herë të parë pas 17 vjetëve, namazi i Bajramit u fal në veri të Mitrovicës.
Besimtarët myslimanë u mblodhën në sheshin “Adem Jashari” në Lagjen e Boshnjakëve
pasi aty nuk kanë xhami, faljen e namazit ata e bënë në këtë shesh.



