Askush përveç Albin Kurtit nuk ka pyetur në Google se “çka ka bë Qeveria Kurti”
Në faqen e kryeministrit të Kosovës, u paraqit sot një video-spot për të reklamuar punën nëntë-mujore të bërë nga Albin Kurti me vartësit e tij. Por, aty ishte një pyetje që në fakt nuk gëzon popullaritet në makinën kërkimore “Google”.
Qysh në fillim të videospotit, shkruhet pyetja “Çka ka bë Qeveria Kurti II?” në Google.

Në fakt, në standard shkruhet “Çfarë ka bërë…?” ndërkohë që në të folmet e Kosovës, nuk ka ndojnë qytetar nga ndonjë rajon i caktuar i vendit që thotë “Çka ka bë?”
Shumica e njerëzve thonë “Çka ka bo?” apo “Çka ka ba?” në të folmet e tyre, shkruan Periskopi.
Përveç këtij lëshimi, del se në makinën kërkimore Google kjo nuk është një pyetje e popullarizuar.
Nëse shkruajmë se “Çka ka bë Qeveria Kurti II” nuk na shfaqet në formë automatike e gjithë pyetja, siç ndodh zakonisht me pyetjet e zakonshme.

Shihni se çfarë shfaqet në Google automatikisht nëse pyesim “Qysh me…”, e që tregon edhe për interesin e madh të popullit për këto pyetje.
Por, interesi për këtë pyetje duket të jetë mungues ndoshta sepse shumica e popullit e di se çfarë ka bërë Qeveria e tij për këto nëntë muaj.




