Sporti kosovar në zi, vdes ish-futbollisti dhe trajneri kosovar (Foto)
Kadri Ahmeti është lindur me 13 mars të vitit 1961, ndërsa ndërroi jetën gjatë ditës së sotme.
“Lajmërojmë të gjithë futbolldashësit se sot ndërroi jetë ish futbollisti i skuadrës sonë dhe veteran i klubit Kadri Ahmeti.Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në orën 12.00 në varrezat e qyetit. Ngushllime familjes Ahmeti dhe të gjithë ish bashkëlojtarëve të tij!”, thuhet nga klubi i futbollit Ferizaj.
Ahmeti një kohë ka qenë edhe trajner i ish KF IMK Çelikut dhe ka dhënë shumë kontribut për sportin në përgjithësi.




