Manchester United largon Wayne Rooney?

Manchester United largon Wayne Rooney?

Sulmuesi anglez kërkohet më ngulm nga skuadrat e Superligës Kineze.

Mediat britanike shkruajnë se klubet kineze insistojnë ta blejnë Rooneyn, dhe janë të gatshme t’ia ofrojnë një super ofertë për lojtarin, transmeton KosovaPress.

rooney-2

Wayne Rooney, Manchester United

 

Për ta transferuar reprezentuesin e ‘Tre Luanëve’ në Kinë, tri kompani kineze janë të gatshme të investojnë në transferimin e sulmuesit anglez.

Siç raportohet kinezët janë gati t’ia ofrojnë sulmuesit anglez hiq më pak se 60 milionë euro në vit, shifër kjo që vështirë të refuzohet.

 

Shpërndaje në: