Roger Federer kampion i Australian Open
Federer është kampioni i ri i “Australian Open” , pasi sot në finale arriti të mposhtë rivalin e tij, Rafa Nadal, duke fituar kështu titullin e pestë në këtë turne, dhe Grand Slamin e 18-të.
Në një ndeshje sensacionale me kthime të mëdha në rezultat, Federer arriti të fitojë me rezultat 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3.
Megjithatë Nadal vazhdon të kryesojë me finale të fituara ndaj Federer, me 6-3.
Për herë të fundit Federer kishte arritur të mposhtë Nadalin ishte finalja e Wimbledon më 2007, kur në atë kohë shpallej kampion duke fituar me rezultat 7-6 (9-7) 4-6 7-6 (7-3) 2-6 6-2 .
Këto janë rezultatet e nëntë finaleve ndërmjet tyre:
2006 French Open – Nadal fitues 1-6 6-1 6-4 7-6 (7-4)
2006 Wimbledon – Federer fitues 6-0 7-6 (7-5) 6-7 (2-7) 6-3
2007 French Open – Nadal fitues 6-3 4-6 6-3 6-4
2007 Wimbledon – Federer fitues 7-6 (9-7) 4-6 7-6 (7-3) 2-6 6-2
2008 French Open – Nadal fitues 6-1 6-3 6-0
2008 Wimbledon – Nadal fitues 6-4 6-4 6-7 (5-7) 6-7 (8-10) 9-7
2009 Australian Open – Nadal fitues 7-5 3-6 7-6 (7-3) 3-6 6-2
2011 French Open – Nadal fitues 7-5 7-6 (7-3) 5-7 6-1
2017 Australian Open – Federer fitues
Kjo ishte festa e 35 vjeçarit pasi fitoi finalen.



