Spalleti: Nuk treguam maturi

Spalleti: Nuk treguam maturi

Tekniku italian ka thënë se skuadra e tij nuk tregoi maturi dhe se nuk do të ketë blerje të mëdha në janar.

“Nuk kemi treguar maturi. Në pjesën e parë kemi vuajtur ritmin e Sampdorias, e cila ka luajtur më mirë se ne. Pjesën e dytë e filluam mirë, e kishim lojën në dorë, por nuk kemi treguar pjekuri në fund”.

“Nuk arritëm t’i lexonim mirë, u treguam të ngadalshëm”,

“Tregu i transferimeve? Nuk kemi asgjë për të rregulluar, vazhdojmë kështu”, ka thënë Spalleti.

Shpërndaje në: