Manchester United fiton bindshëm, kaulifikohet në fazën tjetër (Video)

Manchester United fiton bindshëm, kaulifikohet në fazën tjetër (Video)

Skuadra e Jose Mourinhos nuk e pati të vështirë në asnjë moment të fitoj përball Wiganit, por në pjesën e parë edhe përkundër dominimit arriti të shënoj vetëm një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua nga mesfushori belg, Maroune Fellaini, i cili shënoi në minutën e 44 pas asistimit të Bastian Schweinsteiger dhe me këtë epërsinë 1-0 Unitedi shkoi në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, ‘Djajtë e Kuq’ arritën të shënojë edhe tri gola të tjerë duke siguruar kështu kualifikimin për fazën tjetër.

I pari që shënoi në këtë pjesë ishte mbrojtësi Cris Smalling, që pas asistimit të Anthony Martial ngriti epërsinë në 2-0 në minutën e 57.

Pas Smalling, radha i erdhi edhe mesfushorit armen, Henrikh Mkhitaryan, i cili shënoi nga afërsia në 3-0 pas asistimit të Martial.

Ndërsa, goli i fundit për 4-0 u shënua në minutën e 81 nga mesfushori gjerman, Schweinsteiger, i cili shënoi një gol të bukur dhe me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja.

 

https://www.youtube.com/watch?v=CBw7HKii_Co

Shpërndaje në: