Reali shfrytëzon gabimet e Barçës e Sevillës (Video)
“Mbretërit” mposhtën 3 me 0 Real Sociedadin për të thelluar në katër pikë diferencën ndaj ndjekësve.
Mateo Kovaçiq hapi serinë e golave në minutën e 38-të. Ai shënoi pas asistimit të Cristiano Ronaldos, përcjell Koha.net.
Kjo dyshe realizoi edhe golin e dytë, por me ndërrim rolesh. Këtë herë Ronaldo shënoi supergol pas asistimit nga Kovaçiq.
Goli i tretë erdhi në minutën e 82-të nga Alvaro Morata që vulosi fitoren e madrilenëve.
Reali tani ka 46 pikë pas 19 ndeshjeve, katër më shumë se Barça e Sevilla. Ekipi i Zinedine Zidanet po ashtu ka një takim më pak të zhvilluar.
http://www.dailymotion.com/video/x5a08tp_sport



