Kosova i zotohet Brukselit se do të përmbahet nga veprimet e njëanshme

Kosova i zotohet Brukselit se do të përmbahet nga veprimet e njëanshme

 

Por vetëm një muaj më parë krerët shtetërorë ishin zotuar edhe para Kuvendit të Kosovës se pavarësisht pasojave do të rrënohet muri i ndërtuar ilegalisht në Mitrovicë, më së largu deri më 31 janar, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas asaj që kanë thënë zyrtarët qeveritarë, në takimin e 1 shkurtit problemi i murit nuk do të jetë temë diskutimi. Marrëveshja për energjinë, drejtësinë dhe Asociacionin – janë temat që, sipas Qeverisë, do të diskutohen në Bruksel.

Muri i ndërtuar ilegalisht në Mitrovicë nuk do të rrënohet sipas Rezolutës së Kuvendit, e cila obligon Qeverinë që kjo të ndodhë më së largu të martën.

Autoritetet do të rezervohen nga ndërmarrja e veprimeve që do të rikthenin tensionet për shkak se më 1 shkurt do të mbahet takimi i radhës në Bruksel, në mes të kryeministrit Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiqit.

Shpërndaje në: