Veseli shpreh dhimbje për sulmin në xhaminë në Kanada
“Sulmi në Quebec të Kanadës, aty ku toleranca dhe diversiteti janë vlera të respektuara në maksimum, është vërtetë i dhimbshëm”, ka shkruar ai në facebook.
Veseli ka thënë se Kosova ndodhet përkrah Kanadasë në këto momente të vështira.
“Ngushëllime për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova ndodhet përkrah Kanadës në këto momente të vështira”, ka përfunduar ai.



