Xherdani vozit me Capital T në Prishtinë

Xherdani vozit me Capital T në Prishtinë

Me përfundimin e aventurës së Zvicrës në Euro 2016, futbollisti i njohur Xherdan Shaqiri ka zbarkuar në trevat shqiptare.

Ditët që lamë pas, ai mbushi bateritë në bregdetin jugor të Shqipërisë teksa u pa edhe tek shijonte aventurat në Shpellën e Piratëve dhe plazhet e Jalës.

E duket se tani, ai i ka lënë rradhën rikthimit në Kosovë për t’u takuar me familjar e miq. Me një prej këtyre të fundit, ai po e kalon sot ditën.

Bëhet fjalë për reperin Capital T që në Snapchat ka ndarë një insert ku shihet me Xherdan Shaqirin në veturën e tij.

Nuk dihet destinacioni i dyshes por mik më të mirë, Shaqa do ishte vështirë të gjente. /Prive

https://www.youtube.com/watch?v=_3R4H_c967g

Shpërndaje në: