Dardan Molliqaj ka pyetje publike për Mentor Shalën e RTK-së dhe Agron Mustafën e Valës
Molliqaj po ashtu, ka ftuar këta të tregojnë nëse në këmbim të këtij punësimi, RTK ka bërë reklamime pozitive për PTK-në.
Molliqaj nga Sejdi Hoxha ka kërkuar që të deklarohet po ashtu edhe për keqpërdorimet milionëshe në Postën e Kosovës, të cilat janë gjetur në raportin e auditimit, të bërë nga 1 janari deri më 26 prill, 2015.
Shkrimi i plotë i Molliqajt në Facebook:
E ftoj publikisht Mentor Shalën, drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, si dhe Agron Mustafën dhe Sejdi Hoxhën nga VALA dhe PTK të tregojnë se a është e vërtetë që vëllau i Mentor Shalës u punësua në PTK para pak kohësh? Dhe si këmbim për këtë punësim, RTK është përgjigjur me reklamime pozitive në televizionin publik të ndërmarrjeve në fjalë.
Po ashtu, e ftoj publikisht Sejdi Hoxhën – që është nipi i Azem Sylës – të deklarohet rreth keqpërdorimeve disa milionëshe në Postën e Kosovës, që janë gjetur në auditimin që i është bërë kësaj ndërmarrjeje nga 1 janari deri më 26 prill 2015.
Këto keqpërdorime që po zbulohen së fundi, po konfirmojnë trekëndëshin kriminal të Prontos që ka kapur ndërmarrjen VALA (dhe PTK), RTK-në dhe Policinë e Kosovës, dhe që po i përdorë këto për favore e privilegje personale.
Ky trekëndësh kriminal, bashkë me shefat e tyre të PRONTO-s, do të vihen para drejtësisë sapo të ndodh ndryshimi në Kosovë.



