Podujeva bëhet me qendër të autizmit
Drejtuesi i kësaj shoqate, Cen Krasniqi, ka bërë të ditur për Klan Kosova se një qendër e tillë i ka munguar këtij qyteti, pasi që sipas tij të regjistruar janë tre autistë në këtë komunë, mirëpo që siç tha Krasniqi ai besohet se në Podujevë janë rreth 300 fëmijë me autizëm, prindërit e të cilëve nuk i lajmëruar në mungesë të një qendre të tillë.
Ai i ka ftuar të gjithë familjarët që kanë të afërt autist ti paraqesin ata në shkollën e qytetit Ibrahim Rugova në hapësirat e së cilës gjendet kjo qendër dhe të marrin shërbimet që ofrohen nga psikologja.
Kjo qendër ka nisur punën vetëm me të, pasi sipas Krasniqit janë prindërit e fëmijëve autist që paguajnë për stafin e punësuar në të gjitha qendrat e tilla të Kosovës.
Hapja e kësaj qendre në Podujevë, vjen pas asaj të Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Lipjanit, Suharekës e Ferizajt. Krasniqi ka thënë se të dhënat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që tregojnë se 1 në 68 persona është autist, mund të merren si afërsisht të njëjta edhe për vendin tonë.
Ndaj kërkesa e tij dhe prindërve janë sigurimi i terapisë nga institucionet e po ashtu ndarja e buxhetit për funksionim sa më të mirë të qendrave gjë që nuk ka ndodhur deri tani, njofton Klan Kosova.



