Trump nuk do t’i largojë ambasadorët e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor
Në dhjetor të 2016 në mediat amerikane doli lajmi se Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump kishte lëshuar një urdhër që të gjithë ambasadorët politikë amerikanë të lënë postet e tyre.
Në fakt, dorëheqja dhe zëvendësimi i ambasadorëve të emëruar politikisht në fund të mandatit presidencial është një rutinë.
Këta ambasadorë të emëruar politikisht mund të jenë persona që nuk kanë karrierë në politikë. Rreth 70% e ambasadorëve të SHBA janë diplomarë karriere.
Nga këto ndryshime nuk janë prekur ambasadorët amerikanë në Ballkanin Perëndimor, vende në të cilat ata perceptohen si faktorë me peshë në politikën e këtyre shteteve.
Të gjithë ambasadorët e SHBA në vendet e Ballkanit janë emëruar nga Senati amerikan në fund të vitit 2014 dhe kanë marrë postet në fillim të 2015. Të gjithë janë diplomatë karriere dhe asnjë nuk do të largohet.
Në Shqipëri, ambasadori Donald Lu:
U betua si ambasador i SHBA në Shqipëri në 17 dhjetor 2014 dhe mori detyrën 1 muaj më vonë. Ai ka karrierë 25-vjeçare në shërbimin e jashtëm amerikan. Para Shqipërisë, Lu ka shërbyer në Afrikën Perëndimore.
Në Bosnje-Hercegovinë, ambasadori Maureen Cormack:
Mori zyrtarisht detyrën në 16 janar 2015 dhe i është bashkuar shërbimit të jashtëm amerikan në vitin 1989.
Në Kroaci, ambasadorja Julieta Valls Noyes:
Mori detyrën në 25 mars 2015 dhe shërben në diplomacinë amerikane që prej vitit 1984.
Në Kosovë, ambasadori Greg Delawie:
U betua si ambasador në 24 korrik 2015. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer në Ankara, Frankfurt dhe ka patur detyra edhe në Uashington.
Në Maqedoni, ambasadori Jess Baily L.:
Në 12 shkurt 2015 mori zyrtarisht detyrën si ambasador. Herën e fundit para Maqedonisë ka qenë i ngarkuar me punë në ambasadën e SHBA në Ankara.
Në Mal të Zi, ambasadorja Margaret Ann Uyehara:
Ka marrë detyrën zyrtarisht në 19 shkurt 2015. Ajo është një diplomate karriere në shërbimin e jashtëm amerikan si dhe ka qenë këshilltare e ministrit.
Në Serbi, ambasadori Kyle Scott Randolph:
Mori detyrën në 5 shkurt 2016 si ambasador në Serbi. Ai është diplomat i lartë karriere dhe ka shërbyer si këshilltar ministri./SYRI.net/



