Guardiola mohon se do të ketë nënshkrime të reja te City
City u raportua se është afër transferimit të Jose Gaya, por kjo është mohuar nga spanjolli.
“Kam thënë jo sepse kemi mjaftueshëm lojtarë. Afati është i rëndësishëm për klubet e lojtarët, por çdo fundjavë ndihem keq sepse detyrohem të lë tre apo katër lojtarë në shtëpi”, ka thënë ai në konferencën për media, transmeton Koha.net.
“Andaj kur kjo ndodh, përse duhet të blejmë më shumë futbollistë. Nëse lojtarët largohen ndoshta mund të konsiderohet blerja e ndonjë futbollisti, por sot është dita e fundit dhe jam i lumtur me lojtarët e mi”, ka shtuar ai.



