Shefqet Krasniqi: Haku i gruas ndaj burrit është më i madh se çdo hak tjetër (Video)

Shefqet Krasniqi: Haku i gruas ndaj burrit është më i madh se çdo hak tjetër (Video)

Krasniqi, në këtë ligjëratë, të publikuar në Youtube në vitin 2014, thoshte se gruaja është e urdhëruar ta respektojë burrin, pretendime me të cilat, natyrisht, nuk pajtohen aktivistët për të drejtat e njeriut, e veçanarisht feministët.

“Gruaja duhet ta respektojë burrin dhe është e urdhëruar gjithashtu. Bile respekti i saj ndaj burrit është më i madh, haku i saj ndaj burrit është më i madh  – dhe – është më i madh se sa çdo hak tjetër ndaj çdo krijese”, thoshte Krasniqi.

Ligjëratat e Krasniqit janë marrë gjithmonë si pikë reference nga një komunitet i caktuar myslimanësh në vend.

Por për shkak të këtyre ligjëratave, Krasniqi ka pasur probleme me ligjin, meqenëse dyshohej si nxitës i të rinjve për t’iu bashkuar organizatave të huaja terroriste në Lindjen e Mesme.

Ai ishte shkarkuar edhe nga pozita e Imamit të Prishtinës nga Bashkësia Islame e Kosovës. /Periskopi/

Shpërndaje në: