Çmimi për fjalën më horror një vit pas ‘referendumit’ shkon për fjalën: ÇMIM
Lajme të këqija gjithandej për çmimet: A mund ta shpallim fjalën ‘çmim’ si fjalën më horror të vitit?
Një kompani autobusësh bëri me dije se bileta që ka kushtuar 4 euro, prej sot do të kushtojë 5 euro.
Mbrëmë gastronomët në një sërë edicionesh të lajmeve kosovare, paralajmëruan se do të rritet edhe çmimi kafesë së preferuar të kosovarëve: makiatos. Thanë se do të shkojë mbi 1 euro.
Ndërkohë, disa prej çmimeve që janë rritur muajve të fundvitit të kaluar e po vazhdojnë të rriten janë: çmimi i bukës, vajit, sheqerit, miellit.
E çmimi që preku gjithë kosovarët, kundër të cilit dolën edhe në protestë, ishte çmimi i rrymës.
Sot janë bërë një vit nga fitorja e referendumit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në ZRrE, PSD opozitare po mban një aksion ku po kërkon vendimin e rritjes së çmimit të rrymës.
Kjo parti, këmbëngul se ZRrE në bashkëpunim me Qeverinë dhe KEDS-in i ka mashtruar qytetarët.




