Vetura me targa serbe sërish në marimangë (Foto)
Policia ka bllokuar tërësisht një pjesë të rrugës “Garibaldi” që nga ora 18:00 pas raportimit për këtë veturës taksie, e cila ishte parkuar në kryeqytet dhe ishte lënë aty për disa orë.
Policia e Kosovës ka thënë se nuk është gjetur asgjë brenda veturës dhe ka thënë se pronari i saj gjendet në Graçanicë.
Vetura ishte marrë me marimangë edhe para disa orëve, por për arsye ende të pasqaruara nga Policia ajo ishte lënë në vendin e njëjtë sërish dhe është trajtuar si e dyshimtë. /Periskopi/







