Interi ka refuzuar 30 milionë euro nga Chelsea për Candrevan

Interi ka refuzuar 30 milionë euro nga Chelsea për Candrevan

Spekulimet nisën të hënën mbrëma, pasi Blutë kishin shprehur interesim për anësorin e Nerazzurrëve.

Tash Gazzetta dello Sport bën të ditur se klubi anglez ka bërë ofertë në vlerë prej 27.5 milionë funtesh (30 milionë euro) për shërbimet e futbollistit italian, përcjell Telegrafi.com.

Sidoqoftë, përgjigja e Beneamata ishte e qartë se Candreva do të mbetet në Giuseppe Meazza.

Ndryshe, mesfushori i krahut u transferua te Interi në verën që shkoi nga Lazio.

Shpërndaje në: