Trepça siguron biletën e fundit për ‘Finale Four’
Organizatori i ‘Final Four’-it, Trepça e ka mposhtur me lehtësi ekipin vendës Rahovecin duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Rezultati në fund ishte 76-60 për skuadrën mitrovicase.
Takimi ishte pritur me shumë bujë nga tifozët vendas, por Trepça u tregua më e fortë duke shuar ëndrrat e vreshtarëve për një vend në gjysmëfinale.
Tri skuadrat e tjera që do të jenë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës janë Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi.
“Final Four”-i i Kupës së Kosovës do të zhvillohet në datat 17-19 shkurt.



