Lazio eliminon Interin nga Kupa e Italisë (Video)
Çerekfinalja e zhvilluar në Milano nisi mirë për mysafirët që golin e parë e shënuan pas 20 minutash lojë përmes Andersonit.
Në minutën e 55-të Miranda i Interit u ndëshkua me të kuq pas në ndërhyrje dhe gjyqtari akordoi penalti për Lazion që u konkretizua në gol nga Lucas Biglia.
Në minutën e 84-të Marcelo Brozoviq ngushtoi rezultatin në 2 me 1.
Lazio pret fituesin e çerekfinales Cesena – Roma.
Ansaldi losing Felipe Anderson and it is 1-0 for Lazio… pic.twitter.com/RIAD8pDhC9
— #NerazzurriWorld (@NerazzurriWorld) January 31, 2017



