Pësuan ndeshje gjatë rrugës, nusja dhe dhëndri u dërguan në dasmë me veturën e Policisë (Foto)

Pësuan ndeshje gjatë rrugës, nusja dhe dhëndri u dërguan në dasmë me veturën e Policisë (Foto)

Ata kanë qenë shumë të shqetësuar sepse ishin vonë për dasmë, ndërsa në atë rrugë nuk kalonte askush, transmeton Telegrafi.

Çifti transportohen në dasmë nga makina e Policisë

Për fat të mirë, një njësit policor që patrullonte në atë vend i ka ofruar ndihmë çiftit, që kishin me vete edhe të birin e tyre dhjetëmuajsh.

Megjithëse pritej që ata të arrinin me një Rover të prodhuar më 1970, të gjithë janë befasuar kur i kanë parë tek dilnin nga makina e Policisë, të cilës i ishte vendosur një fjongo përpara.

“Dëshmuan edhe njëherë se askush nuk bën të ketë një ditë të keqe, ia dolëm t’i ndihmojmë dhe t’ju kthejmë gëzimin. Urime për të sapomartuarit”, thuhet në komunikatë lidhur me rastin. /Telegrafi/

Shpërndaje në: