Tha se udhëtimi i profetit Muhamed për në qiell është iluzion: Egjipti nis përndjekjen e gazetarit të njohur

Tha se udhëtimi i profetit Muhamed për në qiell është iluzion: Egjipti nis përndjekjen e gazetarit të njohur

Egjipti ka filluar përndjekjen e njërit prej emrave më të njohur në gazetari në këtë vend: Ibrahim Issa. ‘Mëkati’ që ka bërë gazetari i njohur, është se vëri në mëdyshje vërtetësinë e një prej proceseve më të njohura në fenë islame: udhëtimin e profetit Muhamed për në qiell (Isra dhe Mirazhi). Gazetari Issa tha se kjo është një storie totalisht iluzore.

Prokurorët në Egjipt kanë nisur një hetim ndaj gazetarit Ibrahim Issa, lidhur me fushatën që e quajnë ‘anti-islamiste’ pasi ai bëri pyetje për klerikët fetarë lidhur me procesin që në fenë islame njihet si ‘ngjitja e Muhamedit në qiell’ ose ‘Isra dhe Mirazhi’.

Ibrahim Issa, gazetari i njohur egjiptas, komentet i bëri të premten mbrëma, në një emision televiziv në njërin prej kanaleve private në Egjipt.

Issa deklaroi se ‘Isra dhe Mirazhi’ – udhëtimi mistik i profetit të myslimanëve, Muhamed, nga Meka në Jerusalem, prej ku ai pa parajsën, është një ‘histori totalisht iluzionare’.

Autoriteti më i lartë fetar në Egjipt, i është kundërpërgjigjur gazetarit të njohur, duke thënë se ‘udhëtimi Isra dhe Mirazhi ndodhën në të vërtetë dhe nuk mund të mohohen në asnjë mënyrë’.

Ndërkohë të shtunën, prokurori i shtetit në Egjipt ka urdhëruar ‘masa hetimore’ ndaj Issës.

Me kaq s’do të mjaftohet gazetari për fjalën e lirë. Këshilli i Supremes në Egjipt për Rregullimin e mediave, po ashtu ka thënë se po përgatit një raport për të ndërmarrë ‘aksione legale në rast të shkeljes së kodeve të tij’

Komentet e gazetarit Issa kanë shkaktuar tërmet reagimesh në rrjetet sociale, përfshirë kritika dhe mbështetje ndaj fjalës së lirë derisa aktori i njohur egjiptas Mostafa Darvish u largua nga filmi që ka për autor të njëjtin gazetar, Issën e që titullohet ‘Ateisti’.

Në rrjetin e Tëitterit, disa përdorues kanë dënuar deklaratën e Issës për ‘ofendim ndaj mësimeve islame’ derisa kishte mes tyre që i bënë thirrje gazetarit që ‘të ndihmojë modernizimin e vendit dhe ta shtyjë përpara revolucionin kundër fanatikëve’.

Në nëntorin e kaluar, gazetari i njohur shkaktoi poashtu reagime, pasi tha se u befasua teksa pa një farmacist duke lexuar Kuranin në farmaci.

“Të lexosh Kuranin është një gjë shumë e bukur..por duhet t’i kesh prioritet librat mjekësore”, kishte thënë Issa që po përndjeket nga shteti tani./Periskopi/

 

Shpërndaje në: