Sulmet terroriste ‘godasin’ turizmin në Turqi
Të ardhurat e turizmit për vitin e kaluar në tërësi kanë rënë në 29,7 për qind, për 22,1 miliardë dollarë, nga të cilat rreth 73 për qind janë nga vizitorët e huaj, ndërsa pjesa tjetër ishin shpenzimet e brendshme, përcjell Atsh.
Ka qenë një vit i vështirë për turizmin në Turqi pasi vendi ishte dëshmitar i një grushti shteti të dështuar, i sulmeve të shumta terroriste, përfshirë edhe sulmet nga Shteti Islamik si dhe një konflikt i intensifikuar me militantët kurdë që kërkojnë autonomi për grupin minoritar.



