Southampton prezanton ‘Sergio Ramosin’ (FOTO)
Sergio Ramos në Southampton?
Jo, mbrojtësi i Real Madridit por Mouez Hassen, futbollist i Nice i transferuar në klubin nga Premierliga por që ngjan shumë me yllin e madh spanjoll, shkruan “Mundo Deportivo”.
Në fotografinë e publikuar nga Southampton, mund ta shihni ngjashmërinë e madhe mes tyre, përcjell “lajmi.net”.
Por, ai nuk është i vetmi që ngjan me Ramosin pasi në të kaluarën ishte publikuar edhe kjo fotografi…



