Arrestohet shtetasi i Maqedonisë, tenton t’i korruptojë policët me 15 euro
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti për t’iu shmangur një kundërvajtje në trafik u ka ofruar zyrtarëve policorë një shumë parash prej 15 €, transmeton Koha.net.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kliçinë të Pejës, derisa, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.



