Gjetaj për dialogun në Bruksel: Nuk jemi konsultuar nga kryeministri për të pagjeturit

Gjetaj për dialogun në Bruksel: Nuk jemi konsultuar nga kryeministri për të pagjeturit

 

Kështu ka deklaruar për Gazetën Monitor, kryetari i këtij komisioni Prenk Gjetaj, i cili më tej ndonëse ka pranuar se ka dëgjuar nga kryeministri se do të vë këtë çështje në  agjendën e bisedimeve me Serbinë, nuk është konsultuar apo pyetur fare nga shefi i ekzekutivit.

“Neve nuk na ka konsultuar askush. Para se të shkoj herën e kaluar kryeministri në Bruksel, pati deklaruar se janë të interesuar të bisedojnë për këtë çështje. Tani a  është në agjendë nuk ka ndonjë njoftim”, ka thënë shkurt Gjetaj.

Para se të nisej për në Bruksel për të zhvilluar raundin e ri të bisedimeve, bisedime këto që po zhvillohen edhe në nivel të presidentëve të të dyja vendeve, kryeministri i vendit Isa Mustafa ka deklaruar se tema kyçe nga ana e Prishtinës do të jetë ndalja e fletë-arresteve politike ndaj qytetarëve të Kosovës dhe zbardhja e fatit të personave të pagjetur, shkruan Gazeta Monitor.

Kosova  ende nuk e di për fatin e 1650 personave, dhe kjo çështje vazhdon  të mbaj peng shumë familjarë të cilët tash e 18 pas luftës nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre,  ndërsa deri më tani vullneti i Serbisë për të bashkëpunuar në këtë drejtim, ka qenë minimal.

Shpërndaje në: