Bisedimet Kosovë – Serbi do të zhvillohen gjatë darkës së përbashkët
“Pres se tema do të jenë drejtësia, gjyqësia, Asociacioni i Komunave Serbe, të gjitha çështjet e hapura, me siguri edhe Mitrovica, edhe pse të gjithë ikin nga ky problem”, tha kryeministri serb Vuçiq gjatë një konference me gazetarët, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.
Ai ka shtoi se për tema nuk janë marrë vesh paraprakisht dhe se “nuk e di çfarë do të jenë”.
Takimi në Bruksel nis sonte në orën 19 me takime bilaterale të ndara midis delegacioneve të Prishtinës e të Beogradit me përfaqësuesen e lartë të BE, Federice Mogherini.
Pastaj bisedimet e përbashkëta do të zhvillohen gjatë darkës punuese.



