Ajvari i Kosovës niset për Serbi
Në faqen e kësaj kompanie është bërë e ditur se ky është eksporti i radhës për në Serbi.
Produkte si këto dhe shumë tjera në vlera më të vogla e kanë çuar eksportin e Kosovës për Serbi në 38.1 milionë euro, për 11 muajt e vitit te kaluar.
Sipas raportit të fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, si asnjëherë më parë, Serbia del të jetë vendi ku Kosova eksporton më së shumti. Kështu, në muajin Tetor 2016, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 15,2 milion euro, ose 56.3 për qind të eksporteve të përgjithshme./Gazeta Fjala/



