Daut Haradinaj: Ramushi shumë shpejtë do të jetë në Kosovë

Daut Haradinaj: Ramushi shumë shpejtë do të jetë në Kosovë

 

 

“Sot takova strukturat drejtuese të degës së AAK-së në Deçan, me të cilët bashkëbiseduam për situatën politike në vend, situaten e krijuar pas ndalimit të Liderit tonë z. Ramush Haradinaj dhe zhvillimet e mëtutjeshme!”

“Njëkohësisht i falënderova gjitha strukturat, aktivistët dhe qytetarët gjithandej Komunës së Deçanit për angazhimin dhe kontributin e tyre në përkrahje të kauzave për të cilat është angazhuar AAK-ja dhe mbështetjen e pakursyer në përkrahje të Liderit Ramush Haradinaj, duke qenë i bindur se Lideri Haradinaj shumë shpejtë do të jetë në Kosovë, dhe Kosova shumë shpejtë do të marrë drejtimin e duhur!”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova

Shpërndaje në: