“Rugova ishte tradicionalist në pamje dhe veshje”

“Rugova ishte tradicionalist në pamje dhe veshje”

Merovci, në Rubikon të KTV-së, foli rreth pamjes së presidentit Rugova.

Ai shpjegoi se si Rugova iu kushtonte shumë rëndësi këpucëve, por asnjëherë nuk i bleu vetë ato.

“Ka qenë goxha tradicionalist në pamje dhe veshje, jo në kuptimin e ngushtë të fjalës, ka qenë i pamë prej optikës së modernitetit. I ka veshur rrobat me ngjyrë të mbyllët dhe ekskluzivisht këmishët e bardha”, ka thënë Merovci.

“Këpucëve iu ka kushtuar shumë rëndësi, shumë merak, por asnjëherë nuk i ka blerë vetë, ose dhuratë ose unë. Të kravata ka qenë sensitiv dhe ka dashtë me iu duk edhe jashtë shallit. Ndërsa shalli është komentuar, është imazh i tij”.

Shpërndaje në: